Ndalohet menaxheri i Taynes, dyshohet se me një tjetër ia thyen hundën një personi në diskotekë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin R.H., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Bëhet fjalë për menaxherin e reperes ,Tyna, Rinor Hykollin, i cili dyshohet se bashkë me Sh.Xh., i ndaluar më 24 korrik, në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje, i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.
“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet tutje në njoftim.

Në gusht të këtij viti, Policia e kishte shpallur në kërkim Rinor Hykollin, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Në lidhje më këtë rast Hykolli, ka thënë së është i angazhuar më koncerte dhe sapo të kthehet në Kosovë do të lajmërohet në polici, e që tashmë është në mbajtje./SHQIP.com