Ndalohet ish drejtori i BKT-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar për 48 orë mbajte dy persona ku njëri prej tyre ish drejtor i BKT-së në qytezën Pejton në Prishtinë. Pos ish drejtorit të BKT-së është ndalur edhe një person tjetër për bashkëpunim.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh. B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas prokurorisë ata dyshohet se kanë kryer dy vepra penale, “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu sipas njoftimit të Prokurorisë dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj./Shqip.com