Ndaj mbretërve ska hakmarrje, ka vetëm përulje

“Mbretërit” dukeshin të dorëzuar në pjesën e parë.
Nuk e bënë asnjë goditje në portë.
Por, titulilin e ngritën falë një djaloshi të quajtur – Vinicius Jr – që është në kulm të karrierës.
Real Madrid është kampion i Evropës për të 14-tën herë në histori.
Madrilienët triumfuan ndaj Liverpoolit me rezultat minimal 1-0.
“The Reds” patën disa mundësi të mirë shënimi, por nuk arritën që të gjejnë rrugën e golit.
Thibaut Courtois ishte në element – duke i shpëtuar madrilienët në disa raste.
Gardiani belg pa asnjë dyshim ishte fytyra kryesore në 45 minutat e parë.
Por, në mundësin e vetëm për të realizuar, Vinicius e tundi rrjetën.
Një shans, një gol.
Pjesa tjetër është histori.
Për të – ky ishte goli i katërt në këtë sezon të Championsit, krahas shtatë asistimeve.
Në anën tjetër “The Reds” mbeten të dëshpëruar edhe një herë.
Edhe një herë u “gjunjëzuan” përball mbretërve./Shqip.com