Ndahet nga jeta legjenda e boksit kosovar – Xhevdet Peci

Ikona kosovare e boksit, Xhevdet Peci është ndarë nga jeta.
Legjenda shqiptare e këij sporti ka pasur një karrierë tejet të lakmueshme.
Bokseri nga Mitrovica, do të mbahet mend shumë gjatë për goditjet e forta, nga çka e morri dhe nofkën “Grushti i Hekurt”.
Padyshim, njëri nga sportistët më të mëdhej që ka pasur Kosova, me rekordet e tij që flasin vetë.
Xhevdeti, ishte shpallur 5 herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhërat e trajnerit Lah Nimani.

Në vitet 1975-83 ishte katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale.
Kurse po në këto vite (1975 – 1983), arriti që pesë herë të dalë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore.
Teksa në vitin 1978 bëri histori duke u shpallur Kampion Ballkanik.
Po me këtë titull u kurorëzua edhe pas tre vitesh, saktësisht në 1981-tën
Përndryshe, karrierën jashtë ringut e pati si kryetar i këshillit profesional së Federatës së Boksit të Kosovës.
Kështu, duke mos iu ndarë boksit në asnjë fazë të jetës së tij. /Shqip.com