Lajme

Ndahet nga jeta Artan Lame! Ish-kreu i ALUIZNI-t humb betejën me sëmundjen

Artan Lame, ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale është ndarë nga jeta.

Ai ndodhej në një spital në Gjermani, ku po kurohej pas një ishemie që pësoi disa muaj më parë.

Artan Lame lindi në vitin 1967. Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Funksionet shtetërore që ka mbajtur:

1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.

2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

2019- 2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

/Shqip.com