Ndahet edhe një çift i ‘Përputhen’

Emisioni “ Përputhen” ka krijuar disa qifte të cilat kanë vazhduar lidhjen edhe jashtë.
Por, pas daljes shumica nga ta jenë duke u ndarë, pasi që nuk po iu zgjasin lidhjet.
Gilberta dhe Iliri ishin një nga çiftet që arritën të krijoheshin brenda emisionit “Për’puthen +40”.
Mirëpo gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhet dhe ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë Gilberta me një postim të fundit në Instagram, ku ka treguar se ka udhëtuar drejt Kosovës këtë fundjavë dhe dikush e ka pyetur nëse e ka shoqëruar edhe Iliri.

Ajo është shprehur se nuk është me Ilirin dhe po e shijon verën e lirë.
Gilberta thotë se të gjithë duhet të vazhdojnë jetën përpara pavarësisht gjithçkaje që ndodh dhe se kush do e shoqëron në udhëtime.
“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë, po shijoj verën. E vërtetë. E hapur, e kthjellët. Jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit. Njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në faze që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruan Gilberta në deklaratën e saj.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër se si ka ardhur ndarja, por mesa duket është ndjerë e lënduar.
Tashmë, shumë nga fansat kanë treguar që kanë mbetur të habitur pas këtij lajmi, pasi që qifti i është dukur shumë i dashuruar në njëri-tjetrin./SHQIP.com