Ndahet edhe çifti i radhës i “Për’Puthen”?

Mikela dhe Erioni ishte çifti që doli nga emisioni “Përputhen” muaj me parë.
Dyshja vendosën të largohen pas disa muajsh takimesh në program – ku raporti i tyre kishte ulje dhe ngritje.
Mirëpo tashmë disa muaj pas dalje, dyshja duket që janë ndarë, e shkak për këtë u bë Mikela e cila ka nxitur dyshime.
Mbrëmë gjatë një bisede virtuale me fansat ajo la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë.

“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- ishte përgjigjja e ish-konkurrentes kur u pyet për Erionin.
“Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”, ishte mbishkrimi i Mikelës në një postim tjetër.

Në anën tjetër, Erioni vetëm ka postuar disa emoi që simbolizojnë heshtjen./SHQIP.com