Teknologji

NATO vë në dispozicion 1.1 miliardë euro për kompanitë e inteligjencës artificiale, robotëve dhe hapësirës

Një konsorcium aleatësh të NATO konfirmuan grupin e parë të kompanive të cilave ju sigurua një financim si pjesë e një fondi inovacioni prej 1.1 miliardë eurosh.

Aleanca zbuloi fondin në Verën e 2022, disa muaj pas pushtimit Rus të Ukrainës, duke premtuar të investojë në teknologji të cilat do të përmirësonin mbrojtjen e saj.

Ditën e Marte, Fondi i Inovacionit të NATO konfirmoi se ka investuar direkt në katër kompani teknologjike Europiane, të cilat do ta ndihmonin të adresonte sfidat e saj në mbrojtje dhe siguri.

Prej financimit do të përfitojnë Fractile AI, një prodhues Britanik i çipeve kompjuterike për të ndërtuar modele AI të ngjashme me ato që fuqizojnë ChatGPT, si dhe ARX Robotics, një kompani Gjermane, e cila dizajnon robotë të automatizuar me funksione nga mbajtja e ngarkesave tek mbikëqyrja.

Dy startupet e tjera që përfituan ishin prodhuesi Britanik iCOMAT, i cili ndërton pjesë të lehta për automjetet, dhe Space Forge, një kompani nga Uellsi, e cila punon në kushtet hapësinore si mikrograviteti dhe vakumi për të ndërtuar gjysmëpërçues për tu përdorur në hapësirë.

Fondi gjithashtu bashkëpunoi me firmat e kapitalit sipërmarrës si Alpine Space Ventures, OTB Ventures, Join capital dhe Vsquared Ventures për të mbështetur më tutje investimet në teknologji të thelluara në kontinent.

/PCWorld Albanian

/Shqip.com