Sport Ndërkombëtar

Natë magjike nga Messi dhe Mbappe

Messi dhe Mbappe

Paris Saint Germain ka arkëktuar fitore – me lehtësi në udhëtim te Montpellier me rezultat 0-4.

Teksa, vëmendjen kryesore në këtë takim e morën Leo Messi dhe Kylian Mbappe.

Messi shënoi dy herë, teksa në të dyja rastet u asistua nga Mbappe.

Madje, sulmuesi francez arriti që edhe vet ta tundë rrjetën.

Në total, Leo ka shënuar gjashtë gola në Ligue 1 dhe ka ndihmuar me gjashtë asistime.

Ndërsa, në anën tjetër Kylian ka realizuar 24 herë dhe ka 17-të asistime.

Ai është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i kësaj sezone në Ligue 1

Me këtë fitore, PSG ngritet në kuotën e 83 pikëve – pas 37 ndeshjeve të zhvilluara.

Deri në përfundim të kampionatit ka mbetur vetëm edhe një xhiro./Shqip.com