Natë magjike nga Diogo Jota – Liverpooli po rikthehet

Dy gola, tre pikë.
Liverpooli ka shënuar fitore 2-0 kundër Leicester Cityt, duke bërë një hap të rëndësishëm në “luftën” për titull.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Digo Jota, i cili pa asnjë dyshim ishte njeriu i ndeshjes.
Kur po zhvillohej minuta e 84-të, sulmuesi portuges e dërgoi topin në rrjetë për të dëshmuar edhe një herë – formën e lartë nëpër të cilën po kalon në këtë sezon.
Kur pritej një kundërpërgjigje – ndodhi e kundërta.
Jotta shënoi edhe një herë në minutën e 87-të, për të dyfishuar epërsinë.
Ai është autor i 13-të golave dhe një asistimi, në 22 ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Teksa, sa i përket formës ekipore, “The Reds” janë duke u këndellur dalëngadalë.
Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka zhvilluar 23 ndeshje, teksa ka grumbulluar 51 pikë.
Me një ndeshje më pak se Manchester City, Liverpooli ka grumbulluar 51 pikë dhe qëndron nëntë pikë prapa “qytetarëve”.
Në anën tjetër, Leicesteri zbret në vendin e 12-të, me 26 pikë të grumbulluara dhe gjendet jashtë zonës që dërgon në Evropë.
Në takimin tjetër të zhvilluar në të njëjtën kohë, Arsenali ka dalur fitues ndaj Wolverhampton Wanderers me rezultat minimal 0-1. /Shqip.com