Lajme

Nasuf Bejta betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në këtë seancë pritet të mbahet interpelanca ndaj Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Në fillim të seancës është bërë edhe betimi i deputetit më të ri, Nasuf Bejta.

Në fillim të seancës, nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se me pëlqimin e presidentes Vjosa Osmani, Nasuf Bejta do të jetë deputeti më i ri i kuvendit.

Ai do ta zëvendësojë ish-deputeten Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

Po ashtu Bejta ishte edhe kundërkanditat për president në kohën kur postin e presidentit e morri Vjosa Osmani.

/Shqip.com