Sport Ndërkombëtar

Napoli të “frikshëm”, gjashtë fitore në gjashtë ndeshje

Napoli shënon fitoren e radhës

Napoli ka vazhduar me hapa të sigurtë, rrugëtimin drejtë titullit të kampionit në Serie A.

Të udhëhequr nga Luciano Spalleti ata kanë shënuar fitore të pastër 2-0 kundër Cagliarit, shkruan Shqip.com.

Në këtë ndeshje, napoletanët hynë në cilësinë e favoritit dhe ashtu doli të jetë edhe pas ndeshjes.

Golin e parë e shënoi Victor Osimhen që është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Sulmeusi 24 vjeçar është autor i katër golave në pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Serie A.

Ndërsa, golin e qetësisë e realizoi nga pika e bardhë kapiteni Lorenzo Insigne në minutën e 56-të, për të cilin kjo ishte ndeshja e 400-të në karrierë me Napolin.

Image
Isnigne para fillimit të ndeshjes, duke e festuar ndeshjen e tij të 400-të me Napolin
Goli i shënuar nga Insigne

Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit edhe Amir Rrahmani i cili e ka lënë prapa krahëve lëndimin e pësuar ndaj Sampdorias në ndeshjen e kaluar.

Pas kësaj fitore, Napoli mbetet lider në Serie A me gjithsej 18 pikë të grumbulluara.

Ata janë ekipi i vetëm në futbollin elitar në Itali që kanë bilanc 100% të fitoreve, duke mos bërë asnjë gabim në gjashtë ndeshjet e para./Shqip.com

Image