Napoli me ofertë zyrtare për Januzajn

Skuadra italiane Napoli ka bërë një ofertë për sulmuesin anësorë të Real Sociedadit, Adnan Januzaj, raporton “AS”.
Januzaj është duke hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Sociedadin, dhe ky i fundit dëshiron me çdo kusht që 27-vjeçari të rinovojë kontratën e tij.

Sidoqoftë, Napoli tani ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e Januzajt, duke i ofruar atij një marrëveshje më të mirë, pasi që dëshiron me çdo kusht që ta zëvendësojë kapitenin Lorenzo Insigne.
Insigne në verë do të kalojë të skuadra amerikane Toronto, si transfer i lirë.

Që prej transferimit nga Manchester United te skuadra e Real Sociedadit, Januzaj ka arritur të bëjë 158 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën spanjolle, duke regjistruar 22 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.
Derisa sulmuesi këtë stinor në 34 ndeshje ka katër gola dhe 3 asistime.