Napoli – Inter, Rrahmani e Asllani paraqiten nga minuta e parë

Napoli tashmë i shpallur kampion përballet me Interin në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Interi synon që të sigurojë një vend në finale të Ligës së Kampionëve për edicionin e ri, pa shikuar nga ana që janë aktualisht në finale të kompeticionit dhe mund ta fitojnë garën – që do të thoshte kualifikim direkt.
Në anën tjetër, Napoli që kishte një sezon ëndrrash, shpreson që të rrisë grumbullimin e pikëve, por që nuk e kanë me detyrim fitoren.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Minjae, Olivera, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Elmas, Osimhen, Kvaratskhelia.
Inter: Onana, D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni, Bellanova, Asllani, Gagliardini, Barella, Gosens, Correa, Lukaku.
/Shqip.com