Sport Ndërkombëtar

Napoli i kërkon dy vëllezërit shqiptarë që janë binjakë

Skuadra e madhe italiane Napoli pritet që t’i transferojë dy vëllezërit shqiptarë, Kristian dhe Stiven Shpendi, raporton “SportItalia”, shkruan Shqip.com.

Vëllëzëri binjakë momentalisht aktivizohen te skuadra e Cezenës në Serie C.

Të dy lojtarët i ka monitoruar së fundmi edhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli.

Napoli po i vlerëson tepër dhe nuk përjashtohet mundësia që të mbyllin goditjen, duke marrë të dy lojtarët, apo të vënë “bast” për njërin nga të dy.

Vlera e përgjithshme është të paktën tre milionë euro.

Stiven Shpendi ka arritur të shënojë 25 gola dhe të japë shtatë asiste në 21 ndeshje të luajtura.

Ndërkohë Kristian, po ashtu në rolin e sulmuesit ka marrëdhënie të mirë me golin. Vjet ai realizoi 17 gola dhe tetë asiste në 18 ndeshje.

Të dy vëllezërit 19-vjeçarë janë thirrur në Kombëtaren shqiptare, ku Stiven numëron pesë ndeshje me U-19 dhe U-21 bashkë dhe ka realizuar edhe një gol, ndërsa Kristian Shpendi 8 ndeshje me U-19-ën dhe ka shënuar tre gola.

Te Napoli luan edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe lojtari i ri shqiptar, Daniel Hysaj.

/Shqip.com