Sport Shqiptar

Namani mbetet te Drita

Ky afat kalimtar i verës ka parë “Intelektualët” mjaft aktiv.

Pas zyrtarizimeve të Besnik Krasniqit, Blend Baftiut, Simonivskit, Blakçorit dhe Limanit – klubi ka bërë goditjen e radhës.

Hamdi Namani – Lumi ka vazhduar bashkëpunimin me Dritën edhe për dy sezonet e ardhshme.

“FC DRITA i dëshiron suksese Namanit në rrugëtimin tone”, ka shkruar ndër tjerash klubi.

Mesfushori është pjesë e bardhëkaltërve që tr evite, ku u transferua nga Llapi, aty ku edhe bartte shiritin e kapitenit.

27 vjeçari është njëri nga lojtarët kyç të gjilanasve, i aftë në sulm po aq sa edhe në mbrojtje.

Hamdi Namani me trofeun e Superligës, 2020

Ai ka tre gola në Kupën e Kosovës dhe shtatë sosh në Superligë.

Po ashtu, Lumi e shijoi për herë të parë trofeun e kampionit të Kosovës me Dritën në vitin 2020./Shqip.com