Lajme

Nagip Krasniqi zgjedhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

KEK.

Nagip Krasniqi është zgjedhur kryeshef ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut, gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencial të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike.

Bëhet e ditur se Nagip Krasniqi ka marë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike.

May be an image of 1 person
Nagip Krasniqi

“BPD bazuar në kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike ka shpallur konkursin për Kryeshef Ekzekutiv (KE) të KEK sh.a. i cili ka qenë i hapur për një muaj dhe është mbyllur me dt: 23.08.2021. Në këtë drejtim, BPD si përfaqësues i aksionarit (Qeverisë), ka udhëhequr një procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese ne pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike”.

“Ky proces është mbështetur nga Partneri i jashtëm zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, konform memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe është monitoruar nga përfaqësues të BIRN-it”, thuhet në komunikatën për media

BPD njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutivë të KEK-ut, kanë aplikuar 34 kandidatë./SHQIP.com