Lajme

Nagavci : Maturantët do të kenë mbështetje të pakursyer

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci u ka uruar sukses maturantëve të cilët gjatë ditës së sotme pritet ti nënshtrohet testit të maturës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Nagavci ka thënë se maturantët do ta kenë gjithmonë mbështetje të pa kursyer.

“Ju uroj shumë suksese  sot, në provimin e maturës shtetërore.Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës! Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja” ka shkruar Nagavci.

Testi pritet të përmbajë 100 pyetje, pra 25 pyetje nga ana e secilës lëndë. Testimi pritet të zgjatë rreth 150 minuta.

Për këtë proces janë të angazhuar 1600 administrator. Provimi nis nga ora 10:00 dhe pritet të zgjatë deri në ora 12:00./Shqip.com