Lajme

Nagavci: MASHTI ka shënuar përformancë më të mirë se viteve të kaluara

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ministria të cilën ajo e udhëheqë ka shënuar një përformancë më të mirë se viteve të kaluara.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci thotë se MASHTI i ka kushtuar vëmendje transparencës dhe llogaridhënies.

Po ashtu, Nagavci tha se ministria të cilën e udhëheqë, ka zbatuar disa nga rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit ndërsa, një pjesë të tyre është duke e zbatuar.

“Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera”, tha Nagavci.

Ajo thotë se progresi i lartë në zbatimin e këtyre rekomandimeve është tregues që po zhvillohet arsimi.

Tutje Nagavci tha se me transparencë, llogaridhënie e punë, po sigurojnë qytetarët se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim./Shqip.com