Lajme

Nagavci: Edhe pse shumica e mësimdhënësve janë në grevë, mësimi po mbahet në disa shkolla

Minsitra e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur bashkë më kryeministrin, Albin Kurti kanë vizituar disa shkolla ku është duke u mbajtur mësimi.

Ajo në një postim në Facebook tha se mësimi po mbahet në disa klasa e shkolla të ndryshme si Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan, Kamenicë,Gjakovë, Ferizaj, Shtime etj.

Nagavci ka thënë se ndonëse shumica e mësimdhënësve janë në grevë, kemi edhe mësimdhënës të cilët janë bashkë me nxënësit duke mbajtur mësimin.

“Ashtu siç kemi edhe prindër të cilët po i dërgojnë fëmijët në shkollë ndonëse mësimdhënësit nuk po mbajnë mësim.

Si ministre e Arsimit edhe njëherë ftoj të gjithë mësimdhënësit që të kthehen në shkolla pranë nxënësve të tyre e të fillojnë mësimin”., ka shkruar ajo.

Ndryshe, greva në arsim ka filluar nga 25 gusht./SHQIP.com