Sport Shqiptar

“MVP” është “mbiemri” i saj

Sarah Mgbeike

Ky çmim është bërë rutinë për të.

Sarah Mgbeike është shpallur “MVP” e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Anëtarja e Prishtinës ishte e jashtëzakonshme në fitoren që skuadra nga kryeqyteti e arkëtoi kundër Penzës.

Mgbeike ishte basketbollistja më e dalluar në klasiken e basketbollit kosovar dhe e “rrëmbeu” për herë të katërt këtë çmim.

Ajo arriti që të shënonte 26 pikë, asistoi tri herë, kurse regjistori 16 kërcime.

Por, kjo nuk ishte e gjitha. Sarah e ndihmoi skuadrën nga kryeqyteti edhe me tri vjedhje të topit dhe pesë bllokada.

Sarah Mgbeike – foto nga e kaluara

Deri më tani, amerikanja ka qenë “truri” i këtij ekipi.

Për Prishtinën, kjo ishte fitorja e dhjetë në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë.

Kjo skuadër e mbyll vitin 2021 si kampione, ndërsa Penza mbetet një pozitë më poshtë, me tetë fitore dhe dy disfata.

Paraqitje të mirë në këtë takim pati edhe Aisia Robertson me 21 pikë, tri kërcime, 11 asistime dhe gjashtë vjedhje të topit.

Basketbollistet më të dalluara në xhiron e dhjetë:

Sarah Mgbeike (Prishtina) 25 pikë, 16 kërcime, 3 asistime.

Aisia Robertson (Prishtina) 21 pikë, 3 kërcime, 11 asistime.

Arbnore Përquku (Prishtina) 15 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime.

Janelle Porter (Bashkimi) 21 pikë, 12 kërcime, 4 asistime.

Rina Hoda (Vëllaznimi) 28 pikë, 5 kërcime, 6 asistime. /Shqip.com