“Muzikë n’Teatër”, artisti i njohur mban koncert nesër në Teatrin Kombëtar
Publikuar:
(04.12.2022 16:24:36)

Artisti i njohur Shpat Deda, do të mbajë koncert në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të teatrit.
“Shpat Deda vjen me një koncert unik bashkë me mjeshtrin e multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe muzikantin e producentin e njohur Tomor Kuçi me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor për herë të parë në Kosovë me turneun e tij ‘Muzikë n’Teatër’”, thuhet në njoftim.

Koncerti do të nis duke filluar në ora 20:00, te Pallati i Rinisë, (tashmë Amfiteatri i Teatrit).
/Shqip.com