Sport Shqiptar

Muriqi: Unë s’jam i bukur por mund të jem pak atraktiv (VIDEO)

Vedat Muriqi është shndërruar në idhullin e tifozëve të Mallorcas.

Ai deri më tani ka arritur të shënojë tetë gola në 12 ndeshje.

Muriqi në Sports Show në Klan Kosova tha se ka qenë ëndrra e tij që të shënojë kundër Real Madridit.

“Po shpresoj që të vazhdojë me këtë formë. Arrita të shënojë kundër Atletico Madridi, Real Madridit. Ka qenë ëndërr e imja që të ballafaqohem me Realin e Madridit dhe të shënojë. Ka qenë një goxha emocion”, tha Muriqi.

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, në një konferencë për media pati thënë me shaka se sulmuesi Vedat Muriqi, nuk është fare i bukur.

“Vedati është aq i keq sa që nëse e kisha takuar në rrugë do ta ndërroja rrugën”, tha Muriqi.

“Pirati” tha se mund të mos jetë i bukur por është atraktiv.

“Sa i përket bukurisë kam thënë edhe më herët se unë nuk jam i bukur, edhe s’dua me qenë i bukur, por mund të jem pak atraktivë”, tha ai në Klan Kosova

/Shqip.com