Muriqi reagon pas fitores ndaj Izraelit
Publikuar:
(13.11.2023 16:05:25)

Sulmuesi Vedat Muriqi nëpërmjet një postimi në Instagram ka thënë se është krenar me fitoren e Kosovës ndaj Izraelit.
Kosova e mposhti 1:0 Izraelin të dielën mbrëma në Prishtinë, në ndeshjen e shtyrë të Grupit I kualifikues.
Muriqi në këtë ndeshje ishte kapiten i Kosovës, ndërsa u lëndua dhe u zëvendësua në minutën e 66-të.
“Jam krenar me ekipin dhe atë që kemi bërë mbrëmë! Ne do të përmirësohemi nga dita në ditë! Ne luftojmë me gjithçka që kemi dhe mbrëmë bëmë të njëjtën gjë, kjo është ajo kush jam unë dhe kush jemi ne! Ne luftojmë!”, ka shkruar Muriqi. Megjithatë, Federata e Futbollit të Kosovës, ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim në lidhje me lëndimin e Muriqit.
/Shqip.com