Sport Shqiptar

Muriqi i dhuron fitoren Mallorcas

Vedat Muriqi është rikthyer te goli në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi nga Kosova realizoi me Mallorcan në minutën e 90-të, duke i dhënë 3 pikë skuadrës në sfidën ndaj Vallecanos (2-1).

Muriqi ka kaluar një periudhë të vështirë, ku për shkak dëmtimi, mbeti jashtë fushave për javë të tëra.

29-vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të te Mallorca.

Në këtë edicion, ai ka “tundur rrjetën” 5 herë, ndërsa ka dhuruar 2 asiste.

Futbollisti dardan ka luajtur më parë për Giresunspor, Rizespor, Lazio dhe Mallorca.

/Shqip.com