Sport Shqiptar

Muriqi: Do të udhëtojmë për fitore

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është optimist se Përfaqësuesja e Kosovës do të triumfojë ndaj Irlandandës Veriore.

Në një prononcim për FFK-në, qendërsulmuesi shqiptar – ka bërë të ditur se vetëm fitorja është opsion – në ndeshjen e 24 shtatorit.

“Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. Sigurisht se do të udhëtojmë për fitore. Në Prishtinë kemi fituar dhe e dimë se çfarë na pret atje. Atje presim të ketë shumë shikues, ku të bashkuar do të na sulmojnë të gjithë, por edhe ne kemi kualitetet tona dhe ashtu siç e kemi fituar ndeshjen e parë, besoj se do ta fitojmë edhe të dytën”, potencoi ai.

Momente nga stërvitjet

Muriqi po ashtu shtoi se “ne, në asnjë lojë nuk e kemi fituar me rezultat bindës apo me posedim të topit dhe gjuajte, por kemi luftuar dhe kemi fituar me shpirt luftarak. Edhe irlandezo-veriorët janë me mentalitet si ne të Kosovës dhe besoj se do të bëhet një lojë e fortë, por ne me armën tonë kryesore që e kemi shpirtin luftarak do të shkojmë atje dhe ta japim maksimumin”.

28 vjeçari po kalon në formë të lartë dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për Dardanët.

Shtatgjati ka shënuar tre gola – në gjashtë paraqitje me Mallorcan – përfshirë edhe atë ndaj Real Madrid.

Vedati ka gjithsej 41 paraqitje me fanellën e Përfaqësues – teksa ka shënuar 20 gola./Shqip.com