Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Galatasarayt telefonon Muriqin

Pasi Okan Buruk morri drejtimin e Galatasarayt, pritet që Vedat Muriqi të jetë transferimi i parë i skuadrës turke.

Sipas, Aspor drejtori sportiv, Cenk Ergun ka kaluar në fazën e fundit të negociatave.

Sulmuesi kosoaver duket se do të jetë dhurata e parë e Dursun Özbek për trajnerin e ri Okan Buruk, shkruajnë mediat turke.

Ergün, i cili pritet të jetë drejtor sportiv në emër të drejtuesve verdhekuqe, prej pak kohësh po takohet me Muriqin dhe klubin e tij Lazio.

Ndonëse prioriteti i Muriqit ishte rikthimi në Fenerbahçe, fakti që Buruk do të drejtojë Galatasarayn ka bërë që reprezentuesi i Kosovës të ndryshoj mendje.

Buruk, i cili ka punuar me Muriqin te Rizespor para se të transferohej te Fenerbahçe, ka telefonuar ish-studenten e tij.

Muriqi, Mallorca

“Ne po takohemi në Galatasaray. Mos firmos asgjë,” tha ai.

Mësohet se përgjigjen e Muriqit ishte “Do të isha shumë i kënaqur”.

28-vjeçari stinorin pranverorë luajti te Mallorca si huazim nga Lazio dhe pati paraqitje mjaft të mira.

Ai në 15 paraqitje në La Liga shënoi katër gola dhe asistoi tri të tjera./Shqip.com