Muret e qytetit në Vushtrri mbushen me grafite kundër dhunës ndaj grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim ka njoftuar se ka vendosur grafite të ndryshme feminist në qytetin e Vushtrrisë për të kundërshtuar dhunën dhe diskriminimin ndaj grave, njofton Shqip.com.
“Morali i shpisë nuk matet me trupin e çikave”, “Ai që t’rreh e ka venin në burg, jo në shpi”, “Puna e papagume e grave e manë shtetin”, ishin disa prej grafiteve të vendosura në këtë qytet.
‘’Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave. Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje’’, thuhet në njoftimin e tyre.
Ky grup në të kaluarën ka vendosur grafite të tilla edhe në qytete të ndryshme, që sipas tyre, për të rritur vetëdijesimin kundër dhunës ndaj grave./SHQIP.com