Lajme

Murati: Vota në zgjedhje në të kaluarën është blerë për 20 euro

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka hedhur akuza në drejtim të qeverive të kaluara. Ai po ashtu i ka akuazuar Qeveritë e kaluara për bllokim të projekteve.

“Rruga për Mitrovicë nuk është bllokuar tash, ka nisur në vitin 2007 dhe ende nuk është kryer, por ne këtë projekt do ta realizojmë, mirpo mos pretendoni që është bllokuar në qeverinë Kurti. Ka pasur keqmenaxhime të shumta në këtë projekt”, ka thënë Murati.

Ai thotë se ka shumë punë për të bërë si Qeveri por që në këto 2 vite si Qeveri kanë zgjidhur shumë probleme.

Më tutje Murati ka thënë se vota në zgjdhje në të kaluarën është blerë për 20 euro.

“Kemi dhënë shtesa për fëmijët, mbi 330 mijë fëmijë kanë përfituar nga këto shtesa, ka qenë një situatë që në të kaluarën vota është blerë për 20 euro, kur tash 20 euro i marrin çdo muaj” ka thënë Murati.

Ky fjalim i Muratit është përcejllur me replica e kundër-replika nga ana e opozitës.

/Shqip.com