Lajme

Murati tregon se kur do të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 100 euro

Ilustrim.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kur pritet që të ekzekutohen shtesat nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët.

Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë. Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, duhet të hapet një aplikim.

Ministri i Financave, Hekuran Murati

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.

Gjatë një konferencë së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë bërë prezantimi i masave të reja në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Lexo edhe:
Kurti: Nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët

 Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtij muajit punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët do të marrin nga 100 euro shtesë./Shqip.com