Lajme

Murati thotë se 100 eurot shtesë për sektorin privat pritet të ekzekutohen këtë javë

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se këtë javë do të ekzekutohen pagesat për dhënien e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Lajmin e ka konfirmuar Murati përmes një postimi në “Facebook”.

“ Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret. Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ka thënë se javën e shkuar ka përfunduar periudha e aplikimit për të punësuarit komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.

Lexo edhe:
Qeveria ndan mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

E sa i përket ndihmës për studentët, Murati thotë se aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta.

Në mbledhjen e 79-të, Qeveria ka ndarë 35 milionë euro për dhënien e nga 100 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1.000 euro bruto./Shqip.com