Lajme

Murati takon kryeshefen e MCC, diskutojnë për investime 200 milionë dollarë në fushën e energjisë

Ministri i Finacave dhe Transfereve, Hekuran Murati sot gjatë ditës është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MMC) Alice P. Albright.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Kënaqësi të takoj Alice P. Albright, kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe me ekipin e saj’’ ka shkruar Murati.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se temë e diskutimit ka qenë investimi 200 milionë dollarë  në fushën e energjisë në Kosovë.

Murati po ashtu është shprehur se Kosova është përherë falënderuese popullit amerikan./Shqip.com