Murati: Pensionistët serbë që i paguan Kosova nesër i marrin paratë
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar në platformën “X”, të mërkurën, ku ka thënë se nesër pensionistëve serbë do të iu dalin pensionet në llogaritë e tyre bankare.
Më tutje, ai ka thënë se të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia.
Por, Murati ka shtuar se Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme.
“Nesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo muaji me datë 15. Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar Murati.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e përkrahur nga Qeveria e Kosovës specifikon euron si valutë zyrtare.
Kjo është kritikuar nga Beogradi dhe nga serbët lokalë duke thënë se ka përpjekje “të ndalohet dinari”.
Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar institucionet e Kosovës për veprime të pakoordinuara.
Tomorrow all Kosova-Serb pensioners will receive their pension from Kosova’s Treasury into their bank account, as they do every 15th of each month.
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) February 14, 2024
Same accounts could be used to receive aid from Serbia.
But Belgrade wants to continue transfers of untraceable cash.
/Shqip.com