Murati: Paga në “superpuna” deri në 1,000 €
Publikuar:
(25.02.2023 13:09:44)

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç në platformën “superpuna”, e krijuar nga Qeveria e Kosovës.
Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro.
“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.
/Shqip.com