Murati: Me tërheqjen e Trustit shkatërrohet e ardhmja e pensionistëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti, e shkatërron të ardhmen e pensionistëve.
Sipas Muratit, diskutimi për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional është praktikë për të rrënuar një institucion pensional.
“Çështja që po diskutohet sot është projektligji për Trustin, i cili është vazhdim i një praktike të krijuar dy vjet më herët për të rrënuar themelet e një institucioni pensional në vend”, tha Murati.
“Ne si Qeveri e kemi dhënë mendimin tonë se pse kjo çështje nuk duhet të kalojë dhe s’duhet të shkojë më tutje, sepse shkatërrohet një institucion dhe me atë institucion shkatërrohet edhe e ardhmja e pensionistëve”, tha ai.

Tutje, Murati tha se qytetarët janë të vetëdijshëm që Qeveria ka të drejtë sa i përket mostërheqjes të mjeteve nga Trusti.
Pro tërheqjes së Trustit kanë dalur deputetët e partive opozitare të cilët e kanë cilësuar si mekanizëm i daljes nga kriza ekonomike.
Kurse, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar që deputetët e pozitës të votojnë Trustin
Krasniqi ka thënë se nëse deputetët e VV-së kanë presion nga Kurti, votimi i Projektligjit për Trustin të bëhet në mënyrë të fshehtë./Shqip.com