Murati : Ka rritje të numrit të punësuarve krahasuar me vitin 2019
Publikuar:
(25.06.2022 13:48:10)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook është shprehur se që nga viti 2019 në Kosovë ka rritje të numrit të punësuarve.
Në bazë të statistikave të publikuara nga ministri Murati, bëhet krahasimi me numrin e të punësuarve aktivë gjatë muajin maj 2019 me atë të majit të vitit 2022.

Në bazë të postimit të Muratit, në maj të vitit 2019 thuhet se ishin 318 mijë e 610 të punësuar, derisa në maj të këtij viti 382 mijë e 861 të punësuar./Shqip.com