Ekonomi

Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë €

Hekuran Murati, ministri i Financave
Hekuran Murati, ministri i Financave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se dje e kanë dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024.

Sipas së vilës buxheti i komunave rritet në 742.3 milionë euro, 90 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.

“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro. Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.

Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.

Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

Suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat.

/Shqip.com