Murati: 100 euro u janë shpërndarë 280 mijë pensionistëmarrësve
Publikuar:
(27.04.2022 09:39:45)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se me datën 15 prill shtesa prej 100 eurove u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Po ashtu Murati ka bërë të ditur se në kuadër të pakos mbështetëse, sot rreth 26 mijë familje në skemën sociale do të marrin dyfishin e vlerës që tashmë është rritur.

Kjo sipas Muratit bëhet çdoherë në mbështetje të qytetarëve.
Javë më parë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeveria e Kosovës morri vendim që të shpërndajë 100 euro shtesë për disa prej kategorive./Shqip.com