Rozë

“Mund të riktheheni sërish bashkë”, Donaldi thyen heshtjen dhe flet për marrëdhënien me Borën

Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori, Donald Veshaj ka tashmë disa muaj që janë ndarë, por pavarësisht kësaj ata janë duke u përfolur në media për shkak të raportit të tyre.

Së fundi Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe aty nuk po heziton të tregoi detaje nga jeta e tij private.

Ishte gazetarja, Paloma ajo e cila i bëri pyetje për marrëdhënien me Borën si dhe cila ishte arsyeja e ndarjes mes tyre.

Moderatorja, Bora Zemani dhe aktori, Donal Veshaj

Ai tha se të dy kanë qenë xhelozë duke treguar që çdo herë e kanë mbështetur njëri-tjetrin.

I pyetur nëse do të këtë një ribashkim në mes të ish-çiftit ai nuk dha ndonjë përgjigje të qartë.

 “Po nuk ta them dot, mbaroi intervista”, ka pohuar ai duke mos pranuar që të deklarohet më shumë.

Moderatorja, Bora Zemani dhe aktori, Donal Veshaj

Biseda:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista, duke mos dashur të thotë asgjë më shumë./SHQIP.com