Mula: Papingji ishte një edukator i madh i brezave të rinj
Publikuar:
(22.03.2024 16:48:28)

Kompozitori i njohur, Osman Mula, i ftuar në News 24, tha se poeti tanimë i ndjerë Jorgo Papingji, midis të tjerash ishte edhe një edukator i madh i brezave të rinj.
“Jorgo është një personalitet i madh i letërsisë ose poezisë së shkruar në muzikë. Jorg është një pedagog, një edukator i madh. Ai ka pas pasion shumë të madh festivalin e fëmijëve, veçanërisht në festivalin e fëmijëve të Shkodrës ku zgjidheshin këngë shumë të bukura e midis tyre nuk mund të mos kishte këngë që nuk ishin shkruar nga Jorgo”, tha midis të tjerash Mula.
/Shqip.com