Kulturë Kino

MTV Movie & TV Awards: “Spider-Man: No Way Home” kryeson me shtatë nominime

Spider-Man: No Way Home ka kryesuar listën e të nominuarve për MTV Movie & TV Awards 2022 me shtatë nominime.

Projekti i dytë më i nominuar në festën e filmit dhe TV në MTV është seriali HBO Euphoria , me gjashtë nominime, i ndjekur nga Warner Bros.’ Batman”.

MTV Movie & TV Awards ka shtuar gjithashtu dy kategori të reja: këngën më të mirë dhe “Here for the Hookup”.

Çmimet MTV Movie dhe TV do të transmetohen në MTV të dielën e 5 qershorit; në një transmetim direkt nga Barker Hangar në Santa Monica duke filluar nga ora 20:00.

Spider-Man: No Way Home është nominuar në shtatë nominime, Euforia në gjashtë dhe Batman në katër.

Spider-Man dhe Batman të dy janë të nominuar për filmin më të mirë, kurse aktori Tom Holland nga Spider -Man dhe Robert Pattinson nga Batman janë nominuar për “paraqitjen më të mirë në film”.

Euforia është nominuar si “seriali më i mirë”, me Zendaya që është nominuar si aktorja më e mirë në serial.