Lajme

MSH vendos që shtesa prej 10% për punëtorët shëndetësor të bëhen me pagën e muajit shkurt

Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pagesa shtesë prej 10% të pagës bazë për profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës do të bëhet me pagën e muajit shkurt.

Sipas MSH-së ka informuar se kjo ka ndodhur për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë.

“Pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022”, thuhet në njoftim.

Para

Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5. 6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin publik. /Shqip.com