Lajme

MSh thirrje qytetarëve: Nuk mjafton vetëm një dozë e vaksinës

Vaksina COVID-19,

Ministria e Shëndetësisë, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës kundër Coronavirusit.

Nga kjo ministri kanë njoftuar se “nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit”, pasi niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës, përcjell Shqip.com.

“Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht. Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19!”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë

Më tej kanë shtuar se qytetarët mund ta marrin vaksinën kudo që gjenden në Kosovë.

“Kudo në Kosovë, ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë!”, thuhet në njoftimin e tyre”, thonë nga MSh./Shqip.com