MSH-qytetarëve: Vaksinohuni, Covid-19 mund të ketë komplikime kërcënuese për jetën
Publikuar:
(29.11.2021 15:37:17)

Ministria e Shëndetësisë, apeluar qytetarët që të vaksinohen sa më shumë kundër COVID-19.
MSh thotë se sipas Organizatës së Bashkuar të Shëndetësisë, vaksinimi ndaj COVID-19, është arma më e sigurtë për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit, shkruan Shqip.com.
“Rekomandimi i OBSH-së është se vaksinimi kundër Covid 19 është mënyrë më e sigurt për të ndihmuar në ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit”.

Më tej, kanë shtuar se COVID-19 mund të sjellë komplikime serioze në shëndet nëse nuk kryhet vaksinimi.
“Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, kërcënuese për jetën. Duke u vaksinuar ju do të zhvilloni imunitetin në një mënyrë më të sigurt sesa të infektoheni apo sëmureni”, përfundon MSH./Shqip.com