Lajme

MSH: Që nga java e ardhshme qytetarët mund të zgjedhin vaksinën

Vaksinimi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së që nga java e ardhshme qytetarët e Kosovës do të mund të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të vaksinohen, shkruan SHQIP.

MSH përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pasi furnizimi me vaksina është i qëndrueshëm qytetarëve do t’u lejohet të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të vaksinohen kundër Covid 19.

“Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi” thuhet në njoftimin e MSH-së.

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 250 mijë e 658 persona kundër COVID-19./SHQIP.com