Rozë

Mozzik u përgjigjet zërave për një lidhje: Që tri vjet jam beqar

Mozzik

Reperi i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, shprehet që ka gati tri vjet që nuk ka qenë në lidhje dashurie.

Këtë ai e bëri të ditur në një postim në Instagram Story, duke mos i lënë fansat të dyshojnë që ai mund të jetë në një lidhje.

Reperi nga Kosova shkroi: “Ka tri vjet gati që jam beqar… edhe kurdo që lidhem e qes një fotografi me të mos t’jua ndjen. Mos ma bani gajlen kaq shumë”.

Ai u shpreh që nëse do të ndodhte, ai do të publikonte fotografi me të dashurën.

Mozziku ka publikuar foto tjera ku shihet se po shijon pushimet.

/Shqip.com