Mozzik tregon kur lansohet projekti i tij i ri
Publikuar:
(20.10.2022 19:57:38)

Mozzik tashmë ka gati projektin më të ri muzikor.
Lajmin e bërë të ditur ai përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se kënga pritet të lansohet në fund të tetorit.
“Tetori është i mirë, por më i mirë kur kënga është gati dhe lansohet në fund muaji”, ka shkruar ai.

Tutje artisti nuk zbuloi nëse është duet apo solo-duke mos treguar detaje.
Ndryshe, projekti i fundit i tij është ‘Të dua’-dedikuar vajzës së tij, Hanës.
/Shqip.com