Rozë

Mozzik “shpërthen” në rrjete sociale: Fle dhe zgjohet duke gënjyer

Reperi, Mozzik

Mozzik së fundmi ka befasuar me postimin e tij në Instagram.

Kjo pasi ai ka shkruar se “i urren njerëzit dinakë”, krahas së cilës ka bashkëngjitur dhe kuptimin e fjalës “dinakëri”.

“Të qenit dinak, veprim që bëhet për të mashtruar të tjerët, për t’ua hedhur pa kuptuar, veprim a sjellje prej dinaku, dredhi, dhelpëri. Vepron (punon) me dinakëri. E mori me dinakëri” shkruhej në foto. Më pas shkruan se urren dhe “edhe ata që vetëm mashtrojnë”.

Ai tha se nuk i donë edhe njerëzit të cilët zgjohen dhe flenë duke gënjyer.

“Po edhe ata që gënjejnë janë… ata që zgjohen duke gënjyer dhe flejnë duke gënjyer!! E aq shumë gënjejnë saqë fillojnë duke i besuar vetes aq shumë gënjeshtra! Edhe ata që mashtrojnë, mashtrojnë e vetëm mashtrojnë! Edhe ata janë… Mirëmëngjesi vetëm njerëzve të mirë”, shkruan reperi.

Ndryshe, reperi është duke vazhduar që të mbajë koncerte. Sa i përket jetës së tij private ai është single./SHQIP.com