Mozzik i përgjigjet Sinan Vllasaliut
Pasi këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Sinan Vllasaliu, në një intervistë kishte folur për reperët kosovarë, duke i kritikuar ata për muzikën e tyre – ka ardhur edhe reagimi i tyre.
Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik ka shkruar se nëse një ditë do të bëhet me një djalë, do thërras Sinan Vllasaliun t’i këndojë në synetin e djalit të tij.
“Faleminderit Axha Sinan ! Besën e Zotit e ki që më fal Zoti djalë , në syneti të tij ti ki me qenë këngëtari!”, ka qenë komenti i Mozzik.
Në lidhje më këtë ka regaur edhe Don Xhoni.
“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, kqyr pak çka po fol se nuk duhet me fol palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, ka thënë ai.
Tutje ai tha, se është rritur me muzikën e tij dhe se sipas tij, nuk duhet të bie në atë nivel një artist si Sinan Vllasaliu./SHQIP.com