Mozzik aksidentohet me motor në Brezovicë
Publikuar:
(14.09.2021 11:19:35)

Reperi shqiptar, Mozzik, është duke qëndruar në njërin nga resortet në Brezovicë.
I rrethuar me miqtë e tij, reperi ka bërë me dije se është duke u argëtuar shumë.
Mirëpo, ai përmes një postimi në rrjetet sociale brengosi shumë fansa të tij ku tregoi se motori i tij është aksidentuar.
“30 minuta më vonë”, ka shkruar reperi në fotografinë ku shihet motori i rrokullisur.

Pas kësaj ai tregoi që gjendja nuk është serioze dhe fatmirësisht ka kaluar pa ndonjë lëndim.
Mozzik po ashtu gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar albumin e tij më të ri.

Ai ka thënë që ky është albumi më i mirë që ka bërë deri më sot./SHQIP.com